Djegia e Kuranit në Stokholm, dhjetëra protestues mblidhen rreth ambasadës suedeze në Bagdad

Dhjetëra njerëz janë mbledhur rreth ambasadës suedeze në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, pasi një Kuran u dogj gjatë një proteste në Suedi.

Salwan Momika, një iraken që jeton në Suedi, i vuri zjarrin një kopjeje të librit të shenjtë të Islamit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit të mërkurën. Djegia e Kuranit u dënua nga shumë vende me shumicë myslimane.

Një turmë u mblodh jashtë ambasadës në Bagdad të enjten pasi një klerik i fuqishëm bëri thirrje për një protestë “të zemëruar” ndaj Suedisë.

Djegia e Kuranit të mërkurën ndodhi teksa myslimanët në mbarë botën festuan ditën e parë të Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts