
Ai cilësohet si një njeri besnik i Putinit, e për disa është djali që nuk e pati kurrë. E kemi fjalën për Ramzan Kadyrov, liderin çeçen që i është bashkuar trupave të tij në Ukrainë, në përkrahje të pushtimit rus. Sipas mediave, Kadyrov ka marrë me vete në luftë edhe djalin e tij adoleshent, Adamin.
14-vjeçari – një nga 12 fëmijët e Kadyrov-it – është parë nën shoqërinë e të atit, teksa ai vizitonte vijën e parë të sulmit të Rusisë në portin e rëndësishëm strategjik në Mariupol.
Kadyrov tha se donte që djali i tij “të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve”, dhe gjithashtu bëri të qartë se nuk pajtohet me lëvizjet ruse për të pakësuar presionin ushtarak mbi Kiev, duke deklaruar se do të udhëheqë një pushtim të madh.
Në një klip propagandistik, fëmija i veshur me veshje ushtarake shfaqet me babanë e tij duke mësuar nga çfarë ndodh rreth e rrotull.
Kadyrov u pa duke e prezantuar djalin me gjeneralin e ushtrisë ruse, duke thënë: “Ja ku është Adami im”.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al