“Do çlirohet çdo hapësirë e zaptuar në bregdet”/ Rama publikon pamjet nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje: Do vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit






Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ditës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë” për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Aksioni nisi sot në Velipojë dhe në Ksamil, ndërsa  kryeministri Rama duket i kënaqur nga rezultatet e këtij operacioni.

“Operacioni “Bregdeti Ynë” – Ka nisur sot nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare”, shkruan Rama.

Sipas IKMT-se objektet qe do te shemben variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *