“Do fitosh ti apo ne?”- I riu me maskën e PD-së takon kryeministrin në tunelin e Rrugës së Arbrit. Ja si i përgjigjet Rama pyetjes për 25 prillin



Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në tunelin nr.3 në Rrugën e Arbrit që është hapur.

Ai ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të një të riu që mban maskën me simbole të PD-së dhe sloganin  “Shqipëria fiton”.

I riu e pyet kreun e qeverisë se kush do fitojë në 25 prill, PD apo PS: “Sot u hap tuneli dhe gjeta në inspektim kryeministrin. Do fitosh ti apo ne?”, pyet ai.

Rama i përgjigjet se do të fitojë PS dhe në pas do të nxjerrin edhe PD-në nga tuneli: Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”. Sjellim në vëmendje që na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet, dhe liderët janë në kulmin e fushatës elektorale.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *