“Do godasim oligarkët e Kremlinit dhe…”! Zbulohet lëvizja e fundit e Britanisë, gati për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

do godasim oligarket e kremlinit dhe zbulohet levizja e fundit e britanise gati per sanksione me te ashpra ndaj rusise
do godasim oligarket e kremlinit dhe zbulohet levizja e fundit e britanise gati per sanksione me te ashpra ndaj rusise

Britania e Madhe pritet të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, gjatë javës që vjen, lidhur me përshkallëzimin e tensionit në Ukrainë.

Kështu ka paralajmëruar këtë të diel Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, teksa është shprehur se “Britania do të godasë bankat, kompanitë e energjisë dhe ‘oligarkët e Kremlinit’ me sanksione ekonomike, që do të prezantohen nga qeveria këtë javë”.

Kjo skemë është përpjekja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar për të bindur Presidentin rus, Vladimir Putin, të ndalë tentativat për pushimin e Ukrainës. Njoftimi për ashpërsimin e sanksioneve u bë disa orë pasi Britania tha se ishte e gatshme të dislokonte më shumë forca në Estoni dhe vende të tjera aleate të NATO-s në Evropën Lindore.

“Ne do të prezantojmë legjislacionin e ri, në mënyrë që të mund të godasim objektivat, duke përfshirë ato që janë kyç për Kremlinin”, tha Truss për programin e mëngjesit të sotëm në BBC, duke shtuar se “Do të ketë kosto të rënda për një pushtim në Ukrainë.

Dhe ne do të synojmë institucionet financiare ruse, do të synojmë kompanitë energjetike, si dhe oligarkët pranë Kremlinit”. Si Sekretarja e Jashtme, ashtu edhe kryeministri Boris Johnson, pritet të vizitojnë Kievin në fillim të javës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts