Do i marrin Interin brenda pak ditësh, Zhang u shkruan tifozëve: Po mundohemi ta zgjidhim në mënyrë paqësore

do i marrin interin brenda pak ditesh zhang u shkruan tifozeve po mundohemi ta zgjidhim ne menyre paqesore































Interi mund të ndërrojë pronarë brenda pak ditësh, pasi drejtuesit aktualë zikaltër, nuk kanë gjetur akordin për të shlyer borxhin që kanë ndaj fondit të investimit “Oaktree”., Sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar, ky i fundit mund t’u marrë aksionet e klubit dhe në një situatë të tillë, gjithçka mund të përfshihet nga kaosi.

zhang

Për shkak të lajmeve të turbullta që vijnë nga mediat italiane, presidenti i klubit zikaltër, Sitven Zhang, u ka shkruar një letër të hapur tifozëve, duke u shpjeguar se nga kishte lindur ky problem dhe se si ishte situata në momentin aktual, por pa premtuar një zgjidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Vitet 2020 dhe 2021 kanë qenë të paharrueshme për brezin tonë, pasi pandemia globale ka ndryshuar thellësisht shumë aspekte të jetës sonë. Për të vazhduar të mbështesim Interin, pasi kishim investuar tashmë mbi një miliard në klub, hapëm linjën e kredisë me Oaktree, me synimin për të vazhduar projektin fitues që nisëm në vitin 2016. Që atëherë, unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi të përkushtuar që ndërtimin e suksesit në terren duke ruajtur disiplinën rigoroze financiare.

Puna jonë e palodhur ka dhënë rezultat. Në tetë vitet nën drejtimin tonë, së bashku me stafin, lojtarët dhe trajnerët tanë, ne kemi fituar shtatë trofe, dy finale evropiane dhe dy herë kemi arritur në majën e kampionatit të Serisë A. Ylli i dytë legjendar është një testament për rritjen tonë dhe suksesin. Sigurisht, të gjithë partnerët tanë, përfshirë Oaktree, kanë përfituar nga arritja e objektivave të tilla të pabesueshme brenda dhe jashtë fushës.

Gjatë muajve që çuan në datën e skadimit të strukturës së financimit me Oaktree, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë, duke përfshirë ofrimin e mundësive të shumta që Oaktree të marrë një kthim financiar të plotë dhe të menjëhershëm. Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë prishur nga kërcënimet ligjore dhe mungesa e përfshirjes domethënëse nga Oaktree. E gjithë kjo ka qenë shumë frustruese dhe zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë rreziku për Klubin që mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e tij.

Në emër të Interit dhe si President, dua të siguroj qindra miliona tifozë në mbarë botën se ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një zgjidhjeje paqësore me Oaktree dhe të vazhdojmë historinë tonë të suksesit për Interin tonë të dashur”, shkruante Zhang në letrën e tij drejtuar tifozëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts