“Do ju bllokojmë telefonat”/ Dyndje vaksinimesh në Pakistan, regjistrohen 1 milion injektime në ditë, sanksione të ashpra për të “pabindurit”

Pakistani ka vaksinuar plot 1 milion njerëz të martën, duke bërë kështu një hap përpara në fushatën e vaksinimit ndaj COVID-19.

Kjo dyndje e njerëzve erdhi pas njoftimit të qeverisë së Pakistanit, të cilat thanë se punonjësit e shkollave, qendrave tregtare, hotelerisë dhe industrisë së transportit, i ndalohet hyrja në hapësirat publike nëse nuk kanë certifikatë. Kështu, ata kanë vendosur afat deri më 31 gusht për t’u vaksinuar kësaj kategorie.

Nëse ky afat përfundon paralajmërohen sanksione të rënda, deri në shkarkim nga puna.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se objektivi i një milion vaksinimeve në një ditë është tejkaluar”, tha Assad Umar, ministri përgjegjës për operacionet COVID-19.
Pakistani po përballet me një rritje të infeksioneve COVID-19, të shkaktuara dhe nga prezenca e variantit Delta në vend.

Nga popullsia e përgjithshme prej 220 milionë, më shumë se 31 milionë morën një dozë të vetme të vaksinës, por vetëm 6.7 milionë njerëz u vaksinuan plotësisht, tha Qendra Kombëtare për Komandën dhe Operacionet (NCOC), një organ ushtarak që monitoron operacionet e COVID-19 .

Pakistani regjistroi 3.582 raste të reja dhe 67 vdekje në më pak se 24 orë, ndërsa më shumë se 3.300 njerëz janë në gjendje kritike, raporton Reuters.

Deri më tani, 23.529 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në vend dhe më shumë se 1 milion infeksione janë regjistruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *