“Do më duhet të largohem shumë ditë…”/ Kryeministri Rama sqaron vonesën në Parlament dhe i bën apel opozitës: Me forcë nuk keni fituar dhe as do fitoni dot





Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në parlament arsyen e mosardhjes në Parlament. Nga foltorja e Kuvendit, Kreu i qeverisë u shpreh se arsyet ishin për çështje punë.  

edi rama

Teksa iu referua bllokimit te foltores nga opozita, kreu i qeverisë i bëri apeli duke i thënë se me force nuk do te fitojne asgje.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë detyrim kushtetues qe te jete i pranishem ne Parlament.

“Keni dy orë që më kërkoni, tani vij dhe më lini të flas. Dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq shumë orë saç është kërkuar, nuk mund të jetë një debat i ndjekur nga të gjithë. Por gjithçka që thuhet këtu dhe ka inertes për ne shënohet dhe analizohet. Unë nuk erdha në orën 4, për asnjë arsye tjetër për shkak të ngarkesës së punës, për faktin se pasnesër do të largohem për shumë ditë dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur.

Megjithatë kur mora mesazhin që ju kishit ngritur çështjen që unë të isha këtu, unë thashë do të vij në orën 5. Me idenë që përderisa ishte e nevojshme prania ime, do vazhdonte pjesa tjetër, pastaj kur të vija unë kryetari do merrte fjalën.

Por ndërkohë ju bllokuat foltoren. Ajo çka thashë më parë, me të keq, me akte që vënë përpara forcën fizike, as nuk keni fituar dhe as nuk do fitoni asnjëherë. 

Prandaj ja ku jam, i gatshmen ta dëgjoj kryetarin e PD dhe i qëndroj 100% të gjitha atyre që thashë sot. Unë nuk kam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor dhe normativ që të qëndroj këtu kur mendoni ju dhe për aq kohë sa mendoni ju. Unë ju thashë do të jem në orën 5, por ju bllokuar foltoren, unë u detyrova që të pres që ju ti hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni.

Unë kam zgjedhur frikën, trimërinë jua kam lënë juve. Mos fyeni inteligjencën tuaj dhe të familjeve tuaj. Keni mbajtur dy orë foltoren pa arsye. Me të keq nuk do fitoni, me njerzillik gjithçka mund ta flasim.

Ju u larguat dy vjet dhe ne nuk e bllokuam seancë. Cdo njeri nga ne vendos vetë kur vjen dhe kur ik”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *