“Do na duhet të pranojmë vdekjen”/ Alarm nga varianti “Delta”, amerikanët në panik, Kalifornia dhe Nevada rikthejnë maskat

Varianti Delta po kthehet në një kërcënim të ri për të gjithë botën dhe shpresa se do t’i kthehemi  jetës normale këtë verë, duket gjithnjë e më e largët.

“Çdo shtet në vend, kryesisht Uashington, po shënon rritje të rasteve me Delta”, thotë Anand Swaminathan, mjek në dhomën e emergjencës.

Vetëm javën e shkuar, në SHBA u shënuan më shumë se 26 mijë raste të reja me covid, në rritje prej 67% nga një javë më parë sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hokpins.

“Po vjen për ne. Ai është një bishë. Këtë e kemi parë në spitalet tonë. Kjo është arsyeja përse jemi kaq nervozë” , shprehet mjekja Catherine O’Neal.

Varianti delta i Covid-19, i raportuar fillimisht në Indi, po përhapet në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke rrezikuar ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit.

“Ose do të vaksinohemi në masë dhe ti japim fund covidit ose do të na duhet të pranojmë vdekjen”, thotë O’Neal.

Më të rrezikuarit janë ata që nuk janë vaksinuar ende, të rinjtë.

“Tani po shohim kryesisht të rinjtë që po infektohen me covid. Ata jo vetëm që po e kalojnë rëndë por edhe kanë nevojë për trajtim spitalor. Kjo është ajo që po ndodh. Por ajo që të rinjtë nuk po kuptojnë është se në këtë pikë do përjetojnë atë që njihet si efekti i gjatë i Covidit”, u shpreh Dr. Anand Sëaminathan, mjek në dhomën e emergjencës.

Në përgjigje ndaj rritjes së të infektuarve me covid, disa zona po rikthejnë maskat, përfshirë këtu Kalifornia dhe Nevada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *