Do ndalohet shitja e makinave me naftë e benzinë brenda 20 viteve

20:45 14/07/2021

BE zbulon planin ambicioz për ndryshimet klimatike, propozimet duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur planin ambicioz për ndryshimet klimatike që synon të ulë emetimin e karbonit deri më 2050.

Propozimet e bëra duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Parlamenti Evropian dhe pritet që ato të kalojnë muaj të tërë negociatash.

Në këto propozime përfshihet taksimi i karburantit të avionëve apo edhe ndalimi i shitjes së makinave me benzinë ​​dhe naftë brenda 20 viteve.

 “Duke vepruar tani, ne mund t’i bëjmë gjërat ndryshe dhe të zgjedhim një rrugë më të mirë dhe më të shëndetshme për të ardhmen”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Këto masa mund të rrisin faturat për ngrohje shtëpiake, si dhe të rrisin çmimet e fluturimeve brenda bllokut evropian.

Në propozime është përfshirë edhe ndarja e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë familjeve që të bëjnë ndryshimet e nevojshme nëpër shtëpitë e tyre.

Zërat opozitarë ndaj këtyre propozimeve pritet të vijnë nga disa liderë të industrive, si ajo e aeroplanëve dhe prodhuesve të makinave, por edhe nga vendet anëtare të Lindjes, që varen nga qymyri.

Një diplomat i BE i tha “Reuters” se suksesi i paketës do të qëndronte në aftësinë e saj për të qenë realiste dhe shoqërisht i drejtë, duke mos destabilizuar ekonominë.

Masat, e cilësuar si plani më ambicioz i BE-së për të trajtuar ndryshimin e klimës, janë quajtur “Paketa Fit për 55” sepse ato do ta vendosnin bllokun në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e vitit 2030 për të ulur emetimet me 55% nga nivelet e vitit 1990.

Deri në vitin 2019, BE kishte ulur emetimet e saj me 24% nga nivelet e vitit 1990.

Klan News








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *