“Do ndjek çdo akt në Kuvend që lidhet me Kosovën”/ Ministrja Spiropali takon kryeparlamentarin kosovar: Duhet të forcojmë më tej marrëdhëniet politike





spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar këtë të martë kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Spiropali bën të ditur se biseda është fokusuar në domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve politike dhe institucionale mes dy vendeve.

Ministrja shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh të pavarura dhe me prespektivë europiane.

“Takim i ngrohtë dhe vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca. Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja. Bisedën me z.Konjufca e fokusuam në domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat tona të përbashkëta. Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, do ndjek me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë” – shkruan Spiropali.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *