Do preferonit si kundërshtar Bashën apo Berishën? Edi Rama mbi debatet në PD: Sherr në një familje të shthurur! Për mua nuk ka gëzim që…





Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjes nëse do të preferonte të kishte përballë si kundërshtar Lulzim Bashën apo Sali Berishën.

edi rama basha berisha

Kreu i qeverisë tha se nuk ka preferencë mes Bashës dhe Berishës dhe nuk sheh dallime mes tyre, ndërsa i konsideroi debatet brenda kampit demokrat “sherr në një familje të shthurur”.

Skam asnjë preferencë, nuk shoh asnjë dallim. Është një sherr në një familje të shthurur. Nga këta që njohim të gjithë i kemi mundur dhe do t’i mundim”, tha Rama në emisionin “Open”.

Ndërsa komentoi vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës, Rama tha: “Për mua nuk ka asnjë gëzim që një personalitet, që ka qenë president, kryeministër, të vihet me shpatulla pas murit për të gjitha ato të vërteta që janë thënë. Edhe korrupsionin, edhe minimin e demokracisë, i di gjithë Shqipëria. Është simbol i turpit tonë të përbashkët, që e kemi mbajtur 30 vjet. E atyre që e kanë mbajtur. Se unë ia dola ta shkul”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *