“Do prezantojë programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin”- Sekretari i Jashtëm britanik pritet të vizitojë Shqipërinë! “The Sun” zbardh axhendën: Ja me kë do takohet

do prezantoje programin per te luftuar korrupsionin dhe krimin sekretari i jashtem britanik pritet te vizitoje shqiperine the sun zbardh axhenden ja me ke do tak































Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Mediat Britanike kanë zbuluar detaje nga axhenda, ku ndër të tjera bëjnë të ditur se ai do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.

cameron

“Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve”, shkruan The Sun.

Tabloidi britanik shkruan më tej se “gjatë udhëtimit të tij, Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar”.

“Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, vijon The Sun.

Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave për të bërë presion për veprime më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts