“Do shpërndahej nga bandat e Ballkanit”, sekuestrohet 1 ton kokainë në portin spanjoll, ishte fshehur në lëkurat e lopëve

Një sasi prej gati 1 ton kokainë janë sekuestruar në portin e Buenaventura në Spanjë. Sipas mediave të huaja droga ishte fshehur në një kontejner, brenda lëkurës së lopëve. Ajo që ka habitur agjentët e policisë është mënyra e fshehjes së drogës, e cila ka vlerën e 75 milionë dollarësh që ishte futur në lëkurën e gjedhit për eksport.

Kontejneri në fjalë u kontrollua me himtësi, pasi policët kishte mospërputhje në vula dhe gati për t’u dërguar në Evropë. Më pas, me anë të qenëve të policisë u identifikua edhe droga.

Mediat raportojnë se kokaina ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës, ndërkohë pas kontrolleve policia gjeti një sasi të madhe droge. Mësohet se kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari, ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.