“Do ta nxjerrim butësisht nga zyra”/ Sali Berisha tregon si do të largojë Lulzim Bashën: Protestë paqësore dhe…









basha berishaKomisioni i Rithemelimit të PD-së i ka vendosur një ultimatum kryetarit, Lulzim Basha që deri në datën 5 janar të lirojë zyrën.

Por çfarë do të ndodhë nëse Basha nuk largohet? Sali Berisha u shpreh se nëse ai nuk ik nga zyra brenda 5 janarit, do të organizohet një protestë paqësore, ku anëtarësia e partisë do ta nxjerrë “butësisht” nga zyra.

“Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra. Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia”, theksoi Berisha për A2.

“Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike. Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerr mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 000 anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, shtoi Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.