
Ukraina do të bëjë gjithçka për të fituar luftën kundër Rusisë, u shpreh Volodymyr Zelenskyy në një intervistë për televizionin italian SkyTg24.
Presidenti ukrainas tha se vendi i tij synon të kalojë dimrin pa humbur bërë lëshime në fushën e betejës.
“Ka lodhje në radhët tona, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar kundër armikut. Kundërofensiva jonë po shkon përpara, edhe pse ngadalë. Ne do të bëjmë gjithçka për të zmbrapsur Rusinë,” tha ai.
Zelenskyy deklaroi gjithashtu se Ukraina ka pasur gjithnjë mbështetjen e SHBA-ve dhe se ishte i bindur se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al