Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor. Me anë të një mesazhi, ajo thotë se do të bëjnë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë nxënësit të marrin cilësinë e merituar të dijes.
Po ashtu, Nikolla shprehet besimplotë se mësuesit do të jenë krah nxënësve dhe prindërve me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.
“Të dashur nxënëse e nxënës, Të dashur mësuese e mësues, Të dashur prindër.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!
Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.
Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.
Beteja për dijen është më e bukura e jetës.
Suksese dhe një vit të mbarë!“, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al