“Do të dëshmojnë figura të larta politike”, sot procesi gjyqësor për vrasjen e ish-opozitarit Oliver Ivanoviç

Vazhdon sot procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, avokati i njërit nga të dyshuarit në këtë rast, Musa Damati.

Damati thotë se në seancën e sotme pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës. “Të hënën duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësorë penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes se politikanit serb Ivanoviç, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, tregon Damati.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviç deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.