Do të godisnin me thikë në hapësira publike/ Autoritetet në Francë parandalojnë sulmin terrorist gjatë festave të fundvitit, arrestohen 2 të rinj

Dy të rinj  të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP.

Të dytë, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim, tha burimi duke konfirmuar kështu raportimet e para të publikuara në gazetën, Le Parisien.

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë. Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët.

Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.

Në Francë ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, me ç’rast qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë në më të lartin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *