“Do të hapim portat”/ Shefat e Shtabit të Greqisë takim të jashtëzakonshëm në Pentagon pas kërcënimit të Erdogan, rritet siguria në pikat kufitare

Pas deklaratave kërcënuese të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, se do të hapë portat për refugjatët, është vënë menjëherë në lëvizje Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Greqi.

“Nëse Turqia hap kufijtë, nuk e di çfarë do të ndodhë me Greqinë”, ka thënë më tej Erdogan.

Mediat greke shkruajnë se gjithashtu është zhvilluar një takim i jashtëzakonshëm me Shefat e Shtabit të Greqisë në Pentagon.

Në këtë takim Shefi i Shtabit të përgjithshëm gjeneral Konstantinos Floros , vuri theksin tek një sërë masash , fokusi i të cilave ishte rritja e sigurisë së kufirit në verilindje të vendit.

Shefat e Shtabit të Përgjithshëm vendosën për rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura, ndërsa dhanë udhëzime të veçanta për raportim të menjëhershëm të incidenteve nga njësitë kufitare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *