“Do të jemi në Parlament!”/ Aleati i Bashës u jep fund dilemave mbi mandatin: Është momenti të ngremë zërin për…






Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është aleati i pari i koalicionit opozitar që bën me dije se në shtator do të rikthehet në Parlament me deputetët e partisë së tij.

Do të rikthehet çështja çame në Parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame”, deklaroi sot Idrizi.

Është momenti që të ngremë zërin edhe karshi heshtjesh nga politika shqiptare për çështjen çame. Dua të theksoj me forcë që rikthimi i çështjes çame në Parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU-së padyshim nuk do të heshtet më. Të gjithë kanë heshtur për çështjen çame, e gjithë politika shqiptare. Dua ti garantoj që ne nuk e harrojmë Çamërinë, miqtë dhe armiqtë e Çamërisë”, u shpreh kreu i PDIU-së në kuadër të nisjes së aktiviteteve për “Javën Çame”.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit një masakër elektorale, por nuk është shprehur kundër pranisë së opozitës në Kuvendin e ri.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *