“Do të jetë një ndeshje e vështirë”, Zidan para sfidës me Liverpulin: Salah është një lojtar i…



Real Madrid do të presë ditën e nesërme Liverpulin, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

 

FINAL DE LA CHAMPIONS LEAGUE REAL MADRID-LIVERPOOL

Në prag të sfidës së nesërme foli dhe trajneri i madrilenëve, Zinedin Zidan, i cili ishte mjaft i kujdesshëm me fjalët e tij dhe kërkoi përqendrim total në dy sfidat ndaj Liverpulit.

Salah tek Real Madrid: “Salah nuk është një lojtar i yni. Për momentin unë jam një trajner i Real Madridit dhe po e shijoj. Tani ne duhet të përballemi me Salah si një rival”

Finalja e vitit 2018: “Ne nuk mendojmë për të kaluarën. E kaluara ka mbaruar. Loja e Liverpul ka ndryshuar  dhe ne po e përgatisim ndeshjen në mënyrë që t’i përshtatemi”.

Liverpuli: “Është një ekip shumë i fortë, shumë solid, por ne do të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes”.

Mungesat në mbrojtjen e Liverpulit: “Nuk është ndonjë problem, sepse ata kanë lojtarë të tjerë. Ne gjithashtu kemi të dëmtuar, por forca është në ekip. Gjithmonë ka lojtarë që mungojnë, por forca është ekipi. Në rastin tonë është kështu”.

Klop: “Ai është një trajner i shkëlqyeshëm. Ai ka stërvitur për një kohë të gjatë, ka përvojë. Puna që ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë shumë e mirë. Të gjithë bëjnë punën e tyre siç e mendojnë. Kam mësuar shumë gjëra që kur bëra kursin e trajnerit”.

Benzema dhe shokët: “Të gjithë lojtarët që janë këtu dinë të luajnë dhe ata kanë fituar të drejtën për të qenë në këtë skuadër, ata janë më të mirët. Ata të gjithë e kuptojnë mirë Benzeman dhe Benzemaja i kupton ata. Ka shumë kimi mes tyre.”

Mungesat: “Kam nevojë për të gjithë lojtarët e mi. Dhe shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët e mi para fundit të sezonit”, e mbylli fjalën e tij Zidane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *