“Do të ketë përgjegjës dhe në mesin e efektivëve”- Ministri i Brendshëm porosi drejtuesve të Policisë për krimet mjedisore: Klasifikojini me të njëjtin prioritet si vrasjet








cuci kumbaro gledis nano

Pas ultimatumit nga kryeministri Edi Rama lidhur me ndëshkimin e krimeve mjedisore, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me drejtuesit Qendrorë, Vendorë dhe të Kufirit në Policinë e Shtetit.

Ministri Çuçi kërkoi nga strukturat policore klasifikimin e krimeve mjedisore, me të njëjtin prioritet si lufta ndaj krimit të organizuar, apo krimet ndaj jetës e pronës.

“Për çdo metër katror territor dhe dëmtim që ndodh në të, do të ketë përgjegjës dhe përgjegjësi të punonjësve të policisë”.

Ministri deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim, por ndëshkim të ashpër ligjor për ndotje të mjedisit, prerje pyjesh apo dëmtim të lumenjve.

Ministrja e Mjedisit Kumbaro nënvizoi se përmes akteve ligjore, që janë duke u hartuar nga grupet e punës nga njëra anë dhe bashkëpunimit e koordinimit më të mirë në terren të strukturave të mjedisit, IKMT dhe Policisë së Shtetit, lufta ndaj krimeve mjedisore do të zhvendoset në një fazë të re, intensive.

Në këtë angazhim do të ketë një rol më aktiv të Bashkive, si përgjegjëse për territorin, por roli i qeverisë qendrore do të jetë më i fortë në mbrojtjen e kujdesin ndaj mjedisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u shpreh se problematika për çështjet mjedisore qëndron. Ai tha se Policia e Shtetit, e cila zbulon ngjarje kriminale shumë të sofistikuara, i ka të gjitha kapacitetet për të gjurmuar dhe ndëshkuar edhe këtë natyrë krimi.

Aktualisht strukturat vendore të Policisë janë duke u angazhuar mbi disa plane masash, për mbrojtjen më të mirë të territorit, duke u ndalur tek ndërtimet pa leje, ndotjen e mjedisit apo dëmtimin e prerjen e pyjeve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *