“Do të lindë një afrikano-kokëverdh”/ Publikohet libri që trondit familjen mbretërore, ja si gruaja e Princit Charles u tall me fëmijën që prisnin Meghan dhe Harry

Burimet mbretërore sot hodhën poshtë pretendimet se Camilla, Dukesha e Cornwall-it, ka bërë shkaka para lindjes së fëmijës së parë të Princit Harry me bashkëshorten Meghan Markle, duke thënë se do të ishte ‘qesharake’ nëse foshnja do të ishte një “afrikano-kokë verdh’.

Pretendimet për deklaratën e bashkëshortes së dytë të Princit Charles u bënë në librin e ri të Tom Bower me titull “Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsors”, që tregon përplasjet e ethshme në pallatin mbretëror të Elizabeth II.

Libri bombastik hedh dyshime për një luftë aktive në zemër të Familjes Mbretërore dhe ekspertët kanë pohuar se ai e përshkruan Meghan Markle si dikë që gjeti dashurinë me Princin Harry dhe e përdori statusin e saj për avancimin personal.

Libri e përshkruan Meghan si “egocentriste, manipuluese dhe kërkuese” dhe e quan Harryn “të llastuar, të keqarsimuar, mendjelehtë dhe kërkues”. Ai thotë se çifti u bënë ‘agjentë shkatërrimi’, por beson se vetëm Meghan ishte mjaft e zgjuar për të ekzekutuar planin.

Bower pretendon se Camilla i bëri komentet në lidhje me modelin e flokëve të foshnjës së palindur të Harry dhe Meghan gjatë një bisede me Harry-n dhe familjen për marrëdhënien e tij me aktoren amerikane.

Por burimet mbretërore duke folur për MailOnline thanë se “ky sugjerim është i pakuptimtë”, ndërsa “Clarence House” nuk ka komentuar.

Ndërkohë vetë Harry dhe Meghan do të pretendonin në intervistën e tyre tronditëse me Oprah se një anëtar i familjes mbretërore, të cilin ata refuzuan ta përmendnin, kishte pyetur gjithashtu se sa “e errët mund të jetë lëkura e fëmijës kur të lindte”, kur diskutonin për Archie.

“Gjatë atyre javëve, Harry takoi Charles dhe Camilla në Clarence House. Në versionin e Harry-t, princit iu tha se Meghan duhet të vazhdojë karrierën e saj të aktrimit. Së dyti, Scotland Yard nuk mund të pritet automatikisht të paguajë për mbrojtjen 24-orëshe të të dashurës së tij”, pohoi Bower.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.