“Do të ndodhë një ditë”/ Jovanoviç thirrje Serbisë pas deklaratave të Ramës për bashkimin me Kosovën: Duhet të mbrojmë integritetin territorial dhe sovranitetin tonë!

do te ndodhe nje dite jovanovic thirrje serbise pas deklaratave te rames per bashkimin me kosoven duhet te mbrojme integritetin territorial dhe sovranitetin tone
do te ndodhe nje dite jovanovic thirrje serbise pas deklaratave te rames per bashkimin me kosoven duhet te mbrojme integritetin territorial dhe sovranitetin tone

Partia Popullore i ka kërkuar sot Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Jashtme që të reagojnë urgjent ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të votuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky lajm behet i ditur nga mediat serbe.

“Qeveria serbe nuk ka reaguar ndaj 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria dhe autoritetet në Prishtinë, përfshirë marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar, tha në një deklaratë me shkrim sekretari i përgjithshëm i partisë, Stefan Jovanoviç.

Ai vuri në dukje se ndërkohë që autoritetet në Tiranë dhe Prishtinë “po punojnë në mënyrë aktive për krijimin e një Shqipërie të Madhe”, autoritetet në Beograd po votojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për zhvillimin e një “aleance” me Shqipëria përmes projektit të Ballkanit të Hapur.

“Ne presim një reagim urgjent diplomatik dhe politik nga Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, ka shtuar Jovanoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts