“Do të përdhunoj ashtu si vajzën time”, krahu i djathtë i George Soros në telashe, paditet nga 6 gra për rrahje në shtëpinë e seksit

Howard Rubin, i konsideruar si krahu i djathtë i multimilionerit George Soros, është në telashe. Ai është akuzuar nga 6 gra, se i ka rrahur gjatë seancave seksuale në shtëpinë e seksit, e ndërtuar posaçërisht në apartamentin e tij në Manhattan.

Dyshohet se 66-vjeçari ka paguar deri në 5 mijë dollarë gratë për të marrë jetë në këto festa. Tani, disa prej tyre kanë paditur financierin. Ato pretendojnë se ai ka abuzuar me to, duke shkuar përtej kufijve dhe marrëveshjeve që kishin vendosur.

“Daily Mail” shkruan se akuzat e para u bënë në nëntor të vitit 2017, por tani janë gjashtë gra që po padisin Rubin në një proces civil, të caktuar për në nëntor, për 18 milionë dollarë.

Detajet qesharake të publikuara nga “Neë York Post”, thonë se një grua është rrahur aq keq, sa kirurgu i saj plastik nuk ishte i gatshëm që ta operonte.
Ndërsa një grua tjetër është shprehur se ajo kryente marrëdhënie seksuale me Rubin kundër dëshirës së saj. Ajo pretendon se teksa ishte e lidhur në dhomën e tij, ai i thoshte: “Unë do të të përdhunoj ashtu siç përdhunoj vajzën time”.

Lytell dhe Moore janë dy ish-modele të “Playboy”, ndërsa Caldëell një modele që punonte në një klub striptizmi në Miami. Që të tria akuzojnë Rubin për abuzim dhe trafik njerëzor.

Me pak fjalë, të gjitha pretendojnë se u sollën në Nju Jork dhe u shfrytëzuan. Avokatët e grave janë shprehur se ato janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *