“Do të përdorim dhe Inteligjencën Artificiale”, Balla: Rritje pagash dhe kredi të buta për punonjësit e policisë. Në 1 korrik do të…

Teksa sot shënon 111-vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi rritje pagash për efektivët.

Ai tha se po ashtu përveç pagave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë dhe kredi të buta.

“Keni vëmendjen e qeverisë. Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë, dhe do të vijojmë me 300 të tjerë. Po ashtu do të vijojmë të mbështesim.

[embedded content]

Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë për sektorin publik në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuar. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale. Një prej indikatorëve më kuptimplotë të rritjes së besimit te qytetarëve te policia, janë thirrjet në numrin 112.”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts