“Do të përfitojë nga paratë e tij”- Nëna e Cristiano Ronaldos kundër martesës së yllit portugez me Georgina Rodriguez! Përplasje brenda familjes





Nëna e Cristiano Ronaldos nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren Georgina Rodriguez. Sipas Dolores Aveiro, modelja argjentinase dëshiron të martohet me yllin e futbollin për motive ekonomike.

georgina rodriguez cristiano ronaldo1

Ylli portugez mësohet se është shumë i lumtur me zeshkanen seksi, me të cilën ka një fëmijë, Alana Martina.

Futbollisti dhe Georgina Rogriguez jetojnë së bashku në Mançester, së bashku tre fëmijët e sulmuesit, Cristiano Junior, Eva, Mateo dhe vajzën e tyre, Alana.

georgina rodriguez cristiano ronaldo3

Raportohet se modelja është duke pritur për propozimin për martesë nga Ronaldo, por familja e sulmuesit të Manchester United janë pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, Aveiro nuk dëshion që çifti të martohen pasi modelja kërkon të përfitojë nga paratë e djalit të saj.

georgina rodriguez cristiano ronaldo

Me sa duket, edhe fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi ndaj kambanave të dasmës brenda familjes së dhëndrit është i fortë.

Kohët e fundit, nëna e Cristiano Ronaldos është shprehur se ka një marrëdhënie të mirë me nusen e saj dhe vlerëson mbështetjen që Georgina Rodriguez i jep të birit.

Por koha do të tregojë nëse sulmuesi i United do dëgjojë nënën e tij, apo do të martohet me modelen.

/Panoramaplus.al

georgina rodriguez cristiano ronaldo2 cristiano ronaldo georgina rodriguez (9) Georgina-ronaldo, netflix georgina rodriguez cristiano ronaldo (3) georgina rodriguez, cristiano ronaldo (5) georgina rodriguez, cristiano ronaldo (4)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *