“Do të respektojmë të drejtat e grave”/ Talebanët s’mbajnë premtimet, vrasin pamëshirshëm gruan sepse s’kishte veshur burka

Talebanët janë të patundur nga ideja e tyre për të instaluar sheriatin islam në Afganistan.

Ata kanë treguar se gjërat këtë herë do të jenë ndryshe dhe se të drejtat e grave do të respektohen. Por premtimi s’ka zgjatur shumë, pasi ushtarët talebanë kanë vrarë pamëshirshëm një grua që lëvizte pa burka në qytet.

Në fotot e publikuar më poshtë shihet gruaja e shtrirë dhe e mbuluar në gjak, ndërsa pranë saj qëndrojnë talebanët.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ditën kur zëdhënësi i talebanëve, Zabinullah Mujahid, tha në një konferencë për mediat se janë zotuar të respektojnë të drejtat e grave, gjithmonë duke u bazuar në ligjin e sheriatit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *