“Do të ruajmë statusin tonë”/ Brnabić: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte katastrofik

Kryeministrja e Serbisë, Ana Ana Brnabić ka deklaruar sot në Paris se çështja e Kosovës do të jetë në axhendën e saj gjatë vizitës dyditore në Paris.

“Do të trajtoj edhe çështjen e Kosovës dhe trashëgiminë tonë kulturore, historike, kishat dhe manastiret në Kosovë që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s”, ka thënë kryeministrja serbe. Ajo veçoi takimin me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azula.

“Për këtë po përpiqen dhe po përpiqen të përfshihen në UNESCO. Ne realisht këtë po e luftojmë çdo ditë dhe jemi për depolitizimin e qartë të UNESCO-s dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që institucionet e Prishtinës, si të tilla, nuk mund të jenë anëtare të UNESCO-s. Kështu që, pavarësisht lobimit të njërës apo tjetrës palë, besoj se do të jemi në gjendje të ruajmë statusin tonë në atë kuptim dhe të mbrohemi nga ato sulme”, tha kryeministrja serbe.

“Mendoj se (anëtarësimi i Kosovës në UNESCO) do të ishte katastrofik. Mendoj se do të ishte një precedent i madh dhe dihet se do të na dërgonte në shumë çështje të tjera me përmasa globale që UNESCO-s nuk i duhen”, shtoi  Bërnabic.

Great pleasure to welcome Prime Minister Ana Brnabić. #Serbia’s leadership is embodied in the Government’s commitment to engage more deeply in @UNESCO’s governance and its work on media and information literacy ? pic.twitter.com/Th50WTJLct

— Audrey Azoulay (@AAzoulay) November 12, 2021

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com