“Do të shkojë në ferr”, britaniku që la partneren për refugjaten ukrainase thyen heshtjen: Do ta vrisja Putinin me duart e mia!

Rasti i një qytetari britanik i cili u nda nga partnerja e tij dhe u dashurua me një ukrainase, bëri xhiron e mediave pak kohë pas nisjes së agresionit rus.

Bëhej fjalë për një çift britanik i cili strehoi në shtëpi një refugjate ukrainase e cila po mundohej t’i largohej luftës, por fati kishte përgatitur një tjetër plan.

Tony Garnett ra në dashuri me 22-vjeçaren ukrainase, ndërkohë që partnerja e tij Lorna. Akuzoi vajzën e re se kishte “joshur” partnerin e saj.

Sofiia Karkadym mbërriti në shtëpinë e çiftit në 4 maj ndërkohë që I largohej luftimeve që ndodhnin në qytetin e saj të Lvivit.

Ngjarja u pa me dyshim për pasojat që mund të kishte në mendësitë e qytetarëve perëndimor në ndihmën për strehim që jepnin për refugjatët që I largoheshin luftës.

Pas më shumë se dy muajsh, Tony baba i dy fëmijëve, ka thyer heshtjen.
Ai është shprehur se nëse do të kishte mundësi do të vriste presidentin rus Vladimir Putin, i cili nisi edhe agresionin në Ukrainë.

Në një reagim për DailyStar, 29-vjeçari tha se nëse do të kishte mundësi t’i dërgonte një mesazh liderit rus, do t’i thoshte se do të përfundonte në ferr për gjithçka që ka bërë.

“Nëse do të kisha një mundësi, do ta vrisja Putinin me duart e mia. Nuk di se si po munden njerëzit të përballojnë gjithçka që ka ndodhur. Nëse do të mundesha t’i dërgoja një mesazh presidentit rus, nuk do të prisja t’i nisja një letër. Thjeshtë do t’i thosha se do të shkojë në ferr për gjithçka që ka bërë”, u shpreh ai.

I riu i cili tashmë ka plane për të krijuar një jetë të re me ukrainasen tha se lufta ishte një masakër.

“Atë që ai quan një operacion special, për mua është një masakër. Ai po vret fëmijë, po shkatërron shkolla dhe spitale. Mendoj se Putini është i vjetër dhe i moshuar dhe diçka nuk shkon më me të.

Nëse do të isha ulur përballë një tavoline me Putinin, as nuk e di se çfarë do të thosha. Do ta godisja me grusht. Unë jam britanik, por jam i neveritur nga përgjigja që i është dhënë nga ne Putinit. Nëse e lëmë që kjo të vijojë të ndodhë,është vetëm çështje kohe para se të kthehet në Luftën e Tretë Botërore.

Mjaft është mjaft. Ka kaluar shumë kohë. Jo vetëm ushtarët britanikë, ne duhet ta bashkojmë botën dhe të themi mjaft. Kjo luftë duhet të marrë fund”, u shpreh ai.

(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *