“Do të shtensionohet situata”, zëdhënësi i BE Peter Stano: Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel më 29 shtator

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se takimi Kosovë-Serbi do të mbahet në Bruksel më 29 shtator.

Gjatë një konference për media, bëri të ditur se shefi i grupit negociator i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, do të takohen më 29 shtator në Bruksel. Stano theksoi se BE-ja në të gjitha nivelet është e angazhuar që nga fillimi përmes rrugëve diplomatike për shtensionimin e situatës në veri.

Ai gjithashtu porositi sot që BE-ja është e qartë në porosinë që shtensionimi është kyç për situatën aktuale mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ata do të shfrytëzojnë platformën e dialogut që të diskutojnë që do të thotë shtensionim i situatës, pasi që ajo që aktualisht po ndodh nuk është mirë as për qytetarët në Kosovës e as për ata në Serbi e rajon”, ka shtuar Stano.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *