“Do të vdesim”/ Momente dramatike në SHBA, të rinjtë mbeten të bllokuar në ashensor, uji futet me shpejtësi brenda dhe… (VIDEO)

Një pjesë e SHBA-ve, është prekur nga përmbytjet ditët e fundit. Një ndër zonat më problematike është Nebraska.

Atje, dy të rinj, miq me njëri-tjetrin, mbetën të bllokuar në një ashensor, me ujin sa vinte dhe shtohej.

Niveli i ujit, mbërriti deri në qafën e të rinjve dhe në këtë moment ata u trembën së tepërmi. Të rinjtë i kanë fiksuar këto momente ankthi e tmerri dhe i kanë publikuar në rrjete sociale. Në videot në fjalë, shihen se si ata po përballojnë situatën. Ata shihen të bllokuar brenda një ashensori të vogël të mbushur me ujë.

Ata tanimë kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen në gjendje të mirë. Në një prononcim të dhënë për mediat, ata kanë rrëfyer, se po hipshin në një ndërtesë të lartë për të parë shkallën e plotë të përmbytjeve, ku mbetën të bllokuar dhe rrezikuan së tepërmi të mbyteshin.

“Menduam të ngjiteshim në një ndërtesë të lartë, për të parë nga sipër përmbytjet. Papritur, ashensori u bllokua dhe shumë ujë nisi të vërshonte brenda saj. Për pak minuta uji mbërriti deri në qafën tonë. U trembëm, menduam se do të vdisnim”, kanë rrëfyer të rinjtë për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *