“Do të zgjohet luani i fjetur te shqiptarët, aksion pa kthim!”, Berisha me tone të forta: Mosbindja civile, betimi ynë!

do te zgjohet luani i fjetur te shqiptaret aksion pa kthim berisha me tone te forta mosbindja civile betimi yne
do te zgjohet luani i fjetur te shqiptaret aksion pa kthim berisha me tone te forta mosbindja civile betimi yne

“Mosbindja civile është betimi ynë”. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha sot nga Kuvendi i tij Kombëtar.

Teksa përmendi disa here me tone të forta se ky do të jetë aksion opozitar, Berisha ftoi për pjesëmarrje në këtë nismë të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.

“Kjo nuk është një beteje politike, por një luftë ekzistencë. Ne nuk jemi kudër një partie, por një partie shtet të zaptuar nga Rama. Jemi kundër armikut shqipfolës. Me votë ai nuk ikën, pasi po la pushtetin do duhet të përballet me krimet e bar. Për këtë duhet aksion politik pa kthim deri në mosbindje civile aksion politike pa kthim. Ne ia çorëm maskën Ramës. Rama është një kryeministër që kalon buxhetin e shqiptarëve në 4 minuta. Një kryeministër që fshihet pas gardës, si bosët e krimit në Meksikë më tej. Mos prisni çdo gjë nga deputetët e opozitës. Çdo shqiptar ka të drejta të shkelua, është i grabitur dhe nga shteti. Ndaj duhet aksion pa kthim deri në mosbindje civile. U bëj thirrje demokratëve dhe shqiptarëve aksion pa kthim ndaj votës së lirë deri në mosbindje civile.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts