“Do t’i jap suport të fortë politik”, Topi për Bashën: Të nisë tur në të gjithë vendin, duhet të jetë aktiv 24 orë në ditë

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, ish-Presidenti u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha duhet të tregojë gjeste të forta, të jetë aktiv dhe të mos ndalet asnjë minutë, por të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

“Basha duhet të tregojë, të ketë gjeste të forta dhe gjatë rrugës do të shihet nëse do të meritojë suport apo jo. Unë jam mësuar të dëgjoj premtime politike. Do të jap suport të fortë publik, unë i sugjeroj Bashës të jetë i guximshëm gjë që nuk e ka treguar. Të jetë aktiv, është në krye të PD. Në kuptimin figurativ, nuk duhet të flejë asnjë minutë, në 24 orë. Duhet të fillojë një tur në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ish-Presidenti.

[embedded content]

Gjithashtu, ai theksoi se ish-kryeministri Berisha dhe kryeministri Edi Rama kanë shkatërruar demokracinë.

“Për disa gjëra jem i kursyer për të mos i thënë në publik. Bashën e shoh në tentativë për rikthim, por në vështirësi të mëdha, që i vijnë nga vetvetja. Sot nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale në Kukës. Të gjithë kanë filluar të kuptojnë diçka. Vërtetë është PD zyrtare, por është një minorancë e mjerueshme. Unë gjithsesi, mbështetjen për Berishën nuk do ia jepja kurrë. E them vazhdimisht se njerëzit e harrojnë, apo bëjnë sikur e harrojnë. Është ai dhe Rama antikitet të shkatërrimit të demokracisë. Njeriu më i pa interesuar për të ndryshuar sistemin politik nuk është Rama, por Berisha. Ky vend mund të kthehet në monizëm. Duhen gjetur arsyet e vërteta të shkatërrimit të sistemit politik në Shqipëri.  Duhet theksuar se aksioni politik është tjetër gjë dhe ëndrra për t’u bërë kryeministër është tjetër gjë. Me 10 deputetë, për atë s’duhet të ketë gjumë më. Është unaza e fundit e ciklit”, tha ish-presidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts