Do t’i kushtojë 3.4 miliardë dollarë, banka franceze ndalon aktivitetet në Rusi dhe shet aksionet

Një nga bankat më të mëdha të Francës, Societe Generale, bëri të ditur se do t’i ndalojë aktivitetet në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ajo po ashtu njoftoi se do t’i shesë aksionet e saj te banka ruse, Rosbank, dhe te filialet e sigurimeve të huadhënësit rus.

Societe Generale tha se tërheqja e saj nga Rusia do t’i kushtojë 3.4 miliardë dollarë. Sipas bankës, transferimi i 99 për qind të aksioneve në Rusi kërkon miratimin e rregullatorit vendas.

“Me këtë marrëveshje, grupi do të dalë në mënyrë efektive dhe të rregullt nga Rusia, duke mos shkaktuar ndërprerje për punonjësit dhe klientët”, tha banka.

Lufta e paprovokuar e Rusisë në Ukrainë ka nxitur një varg sanksionesh të ashpra nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Britania.

Sanksionet kanë bërë që shumë kompani perëndimore t’i shesin asetet e tyre në Rusi dhe të largohen nga ky vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.