“Do vras për të marrë hak”! Kush është 19-vjeçari që alarmoi Pallatin Mbretëror, videoja që publikoi para ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka alarmuar Pallatin Mbretëror në Angli. Mediat britanike raportojnë se një 19-vjeçar u fut në pallat me një hark në dorë.

Në ditën e Krishtlindjeve autori përdori një litar për t’u ngjitur në një gardh për të hyrë kështu në pallatin mbretëror, por që është arrestuar nga rojet.

Para se të futej në pallat ai kishte publikuar një video ku shihej i maskuar dhe kërcënonte se do ta vrasë mbretëreshën.

Në videon e postuar në rrjetet sociale autori shprehej se do ta vriste mbretëreshën dhe kështu do të merrte hakun për masakrën e Jallianwala Bagh të vitit 1919.

I dyshuari është një 19 vjeçar, i identifikuar si Jaswant Singh Chail, që sipas “The Sun” është një person me probleme të shëndetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.