Dogjën ekskavatorin me vlerë 150 mijë euro, arrestohen dy të rinjtë në Kamëz

dogjen ekskavatorin me vlere 150 mije euro arrestohen dy te rinjte ne kamez
dogjen ekskavatorin me vlere 150 mije euro arrestohen dy te rinjte ne kamez

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Herraj”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Dogjën, për motive të dobëta, një mjet pune, me vlerë 150 mijë euro, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin dy autorët e dyshuar, kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie mjeti pune (eskavator) të ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, pas një pune hetimore ndjekur me metoda speciale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ferraj”.

Si rezultat i tij u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim S. H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L. Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr.

Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts