“Doja Milanin, feja më tha të mos shkoja tek Interi”, Zhiru: Ju tregoj për krisjet me Benzema-Mbape








Olivie Zhiru është gati që të rikthehet në fushë, teksa pret të marrë edhe medaljen si kampion i Ligës së Kombeve me Francën, ndonëse ai dhe Ngolo Kante nuk ishin të grumbulluar në dy sfidat finale. Gjithsesi, si pjesë e “Gjelave” në këtë turne, atij i takon çmimi simbolik, ndonëse në një intervistë për “Guardian” flet edhe për shumë tema të tjera, si Milani, feja dhe rëndësia që ka Zoti në jetën e tij apo edhe përplasjet me kolegët e kombëtares, si Karim Benzema dhe Kilië Mbape.

Zhiru Milan

Zhiru, do të vazhdoni të jeni pjesë e Francës?

Nuk do t’i them kurrë “jo” kombëtares, nëse Deshamp do të më thërrasë. Kurrë nuk i kam kërkuar një trajneri që të më marrë me vete me zor apo të më japë minuta me çdo kusht. Edhe kur nuk luaja te Çelsi, i kërkova Lampardit që të vazhdonte planet e tij me të tjerët, ndërsa unë doja të shkoja të luaja diku tjetër (janar 2020). Por Lampard nuk më lejoi që të ikja, nisi të më jepte besim dhe unë shënova për të 8 gola në 11 ndeshje, duke i dhënë edhe kualifikimin në Champions Çelsit. Gjithsesi, tani jam vetëm i përqendruar te Milani dhe jam i lumtur që jam pjesë e rëndësishme e klubit tim.

Sa ju dhembin kritikat, kur i merrni në fytyrë?

Sikur të vinte dikush dhe të m’i thoshte në fytyrë, do t’i jepja dorën dhe do t’i pranoja, por shumica e njerëzve të kritikojnë të fshehur pas ekranit të një kompjuteri apo rrjeteve sociale. Unë jam i pari që e di kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Gjithsesi, mua gjithmonë më kanë rrëshqitur kritikat në lëkurë dhe nuk më kanë kushtëzuar asnjëherë.

Pse keni pasur përplasje me Mbapenë dhe Benzemanë në të kaluarën?

Me Benzemanë më ka bërë media armik, jo unë dhe ai. Përkundrazi, të dyve na pëlqente shumë të luanim me njëri-tjetrin, ndonëse edhe ajo fraza e tij: “Unë (Benzema) jam një makinë Formule 1 dhe Zhiru një go-kart”, personalisht më bëri të qesh. Ndërkohë, ishte media ajo që e zmadhoi gjënë. Pastaj, unë, go-karti, fitova Kupën e Botës dhe e thashë këtë sërish me buzëqeshje, jo për të thumbuar Benzemanë. Ndërsa për Mbapenë është e vërtetë që kam pasur një përplasje, por në një moment të caktuar desha që të sqaroja disa gjëra me të. Ishte një ballafaqim mes njerëzish të rritur, zero probleme.

Thonë se jeni shumë fetar. Sa e vërtetë është?

Besoj në historinë e Jezu Krishtit dhe në Bibël, qoftë edhe për të më sjellë përulësi në qenien time. Pikërisht nga feja dhe besimi vjen edhe forca ime psikologjike. Gjithmonë më është dashur që t’i fitoj me vështirësi gjërat në jetë. Për shembull, fakti që në fillim refuzova Evertonin dhe më pas Interin në vitin 2020, ishte pas një bisede me Zotin. Ne jemi udhëtarë në këtë jetë, ndonëse ritmin e jetës sonë e vendos vetëm Zoti dhe askush tjetër. Zoti është i vetmi ku unë besoj,

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *