“Doja ta shihja me sytë e mi që kishte vdekur vërtetë, Çarlsi ka…”/ Sulmoi arkivolin e Mbretëreshës Elizabeta II pasi priti 14 orë në radhë, 28-vjeçari befason hetuesit

Një 28-vjeçar, i cili u arrestua gjatë ceremonisë mortore në nder të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeta II në selinë e Westminster, ka rrëfyer arsyet që e shtyn të rrëmbente me forcë flamurin e Royal Standard, që kishte mbështjellë arkivolin e monarkes.

Muhammad Khan ka rrëfyer përpara hetuesve se “nuk besonte se ajo kishte vdekur”.

Por, i riu ka vijuar më tej duke zbuluar planin e tij të plotë, pasi kishte planifikuar të hynte në rezidencat mbretërore, ku përfshihet edhe Pallati Buckingham.

28-vjeçari, i cili priti 14 orë në radhë për t’iu afruar mjaftueshëm arkomortit, dyshohet se do t’u shkruante anëtarëve të familjes mbretërore dhe nëse nuk do të merrte përgjigje, ai kishte planifikuar të përpiqej të shkonte dhe të fliste vetë me Mbretëreshën.

Kur 28-vjeçari u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte i pasuksesshëm, ai zbuloi në gjykatë se do të vazhdonte të tentonte të mësynte në këto ambiente për sa kohë që ishte gjallë.

Khan, u paraqit pasditen e djeshme në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit, me prokurorin që e shpjegoi çështjen duke thënë se i riu vuan nga iluzionet dhe beson se mbreti Charles ka manipuluar vdekjen e Mbretëreshës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts