“Doja vetëm Realin”, Mbape flet hapur: Jam dakord të vrapoj kur Mesi ecën, Nejmarit i thashë rrugaç sepse…








Kilian Mbape ishte emri më i lakuar i merkatos së verës ku transferimi i mundshëm te Real Madrid u bë telenovela më e madhe në merkato.

Nejmar Mesi Mbape PSG

Në në intervistë për gazetën franceze “RMC Sport”, Mbape ka folur hapur duke u shprehur se kalimi i tij te Reali ishte zgjedhje e tij, por klubi vendosi mos ta shiste, ndërsa komentoi dhe episodin me Nejmarin disa javë më parë, duke e quajtur “rrugaç” pasi u zëvendësua.

“Në verë doja të shkoja te Reali, kisha marrë vendimin tim dhe e kisha menduar shumë mirë. Klubi vendosi të mos më shiste. Vazhdova të luaja në muajin gusht dhe nuk kisha asnjë problem. Unë jam ende në një ekip të madh, në një vend ku kam qenë dhe jam i lumtur

Ka një hierarki të vendosur, jam dakord të vrapoj kur Mesi ecën. Unë nuk e kam probleme, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Ne po flasim për Mesin.

Po , e quajta rrugaç sepse nuk isha i kënaqur me të gjatë ndeshjes. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, ndodh sepse duam të fitojmë. Me Nejmarin nuk kam asgjë dhe do të ndodhë përsëri. I bëjmë shpesh këto reagime dhe do të vazhdojë t’i bëjmë”, u shpreh Mbape.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *