Dokumente sekrete zyrtarit rus, pranga ushtarakut italian

Frame—OPERAZIONE “TAROS”

11:17 31/03/2021

Akuzohen për spiunazh

Një oficer i marinës ushtarake italiane u arrestua nga karabinierët në Romës, pasi akuzohet se po i jepte dokumente të klasifikuara një zyrtari të ushtrisë ruse, në këmbim të parave.

Sipas asaj që shkruan Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA, të dy akuzohen për krime serioze që lidhen me spiunazhin dhe sigurinë e shtetit.

Megjithatë pozicioni i zyrtarit rus, i akredituar pranë ambasadës ruse në kryeqytetin italian, është ende në shqyrtim në lidhje me statusin e tij diplomatik.

Ata u arrestuan të dy gjatë mbrëmjes së të martës, me urdhër të prokurorisë së Romës.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme italiane tha se nënsekretarja e Ministrisë, Elisabetta Belloni kishte thirrur në Ministri ambasadorin rus në Romë, Sergey Razov./tvklan.al

TĂ« ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *