DOKUMENTI/ Dy fazat për analizën e zgjedhjeve në PD! Procesi nis të hënën, ja kur përfundon. Më 17 korrik Kuvendi Kombëtar zgjedh Këshillin






MARIGLEN KUME/ Nga dita e hënë, Partia Demokratike nis analizën e zgjedhjeve dhe e përfundon në shtator kur edhe nis sezoni i ri politik.

lulzim basha

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje propozimin e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, metodikën e analizës së rezultatit të 25 prillit. Sipas dokumentit të siguruar nga gazeta “Panorama”, procesi i analizës do të ndahet në dy faza. Faza e parë është kur drejtuesi politik i qarkut do të ngrejë grupin e punës me drejtuesit lokalë të partisë.

“Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me degët e partisë që brenda datës 1 korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grup-seksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre.

Për këtë qëllim, në çdo degë të partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:

a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;

b) Nënkryetarët e Degës;

c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore”, shkruhet në udhëzimin e miratuar nga kryesia e PD-së. Në raportin e grupit të punës duhet të përmenden me emra personat që kanë kryer krime zgjedhore dhe kanë deformuar punën.

Ndërkohë, drejtuesi politik i çdo qarku paraqet raportin e plotë të analizës te numri dy i partisë brenda datës 5 korrik, ndërsa brenda datës 10 korrik raporti i prezantohet kryesisë.

“Brenda datës 5 korrik 2021 drejtuesi politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas ‘Formatit Tip’ të miratuar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 prillit i paraqitet për shqyrtim kryesisë së partisë brenda datës 10 korrik 2021″, thuhet në pikën 4 dhe 5 të udhëzimit.

FAZA E DYTË

Në përfundim të fazës së parë të analizës, sekretariati organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 korrik – 31 gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grup-seksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.

Brenda datës 1 Shtator 2021, sekretariati organizativ i Partisë i paraqet kryesisë së partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të partisë.

I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të partisë, përfundon brenda datës 30 shtator 2021.

NDRYSHIMET NË KËSHILLIN KOMBËTAR

Po ditën djeshme është thirrur Kuvendi Kombëtar i PD-së më datë 17 korrik për t’u njohur me raportin e analizës, zgjedhore por njëkohësisht edhe për të miratuar ndryshimet statusore nëse do të jetë e nevojshme. Një tjetër eveniment që do të ndodh më 17 korrik është edhe zgjedhja e këshillit të ri kombëtar në PD, i cili aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani.

Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficiencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, thuhet në udhëzimin për Kuvendin Kombëtar.

Ndërkohë, në selinë e PD-së do të ngrihet Komisioni i përhershëm statusor që ka në përbërje njerëz të besuar të kryedemokratit Basha për të administruar propozimet e mundshme për ndryshime në statut dhe për t’i kthyer ato në nene.

LEXO EDHE:

Debati i plotë në Kryesinë e PD/ Basha zbulon rastin e ngjashëm me ‘dosjen 339’: Kam mësuar se një deputet i PS-së është përgjuar nga prokuroria duke komunikuar me një…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *