Dokumenti/ Elbasani si Luftëtari, zbulohet kërkesa e bashkisë për ekipin e ri






Siç njoftoi edhe “Panorama Sport”, bashkia e Elbasanit ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me futbollin siç bëri ajo e Gjirokastrës me klubin e Luftëtarit.

Elbasani-Shenkolli

Bashkia i ka propozuar Këshillit Bashkiak materialin “Për miratimin e themelimit të shoqërisë sportive “Akademia e Futbollit Elbasan”, e cila do të jetë përfaqësuesja e Elbasanit nëpër kompeticioni të ndryshme futbollistike, kombëtare apo ndërkombëtare.

Kësisoji, me miratimin e këtij propozimi, AF Elbasani do ta nisë nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari. Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para. Megjithatë, aktualisht është fakt se bashkia e Elbasanit ka nisur të mendojë për futbollin, duke praktikuar “fundin e tmerrshëm” dhe jo “tmerrin pa fund”.

1 2 3

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *