Dokumenti i pagave/ Shulku më i paguari në FSHF, shikoni sa marrin zyrtarët e federatës









Gjatë ditës së sotme ne rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një dokument i cili përmban një listë të gjatë me pagat e rreth 600 mijë shtetasve shqiptarë sa i përket janarit të vitit 2021. Në dokumentin e konsultuar nga “Panorama Sport” bien në sy menjëherë pagat e larta që përfitohen në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit, gjithmonë sipas këtij burimi.

Shulku

Në majën e listës është Sekretari i përgjithshëm I FSHF-së, Ilir Shulku, i cili sipas dokumentit të konsultuar nga “Panorama Sport” përfiton rrogën mujore prej 522,803 lekësh, duke qenë njëkohësisht edhe personazhi i sportit me rrogën më të lartë në këtë listë.

Pas tij është një prej trajnerëve të përfaqësueseve të Shqipërisë, ai i ekipit U21, Alban Bushi. Ky i fundit, përfiton një shumë prej 390,000 lekësh në muaj. Ndërkohë, në vendin e tretë rezulton të jetë Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në FSHF, Edlira Jaupaj, me 297,039 lekë në muaj.

Vijojnë shefi i administratës Kejdi Tomorri (277,630 lekë), drejtori i zyrës ligjore Aldi Toçiu (230,638 lekë) si dhe specialisti në strukturat organizative Tritan Kokona (221,444 lekë).

Më pas, vijnë një sërë drejtuesish departamentesh të ndryshme, që kanë rroga më të larta se Shefi I Sektorit të Garave, Marius Sulejmani (164,236 lekë), apo Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci (150,956 lekë), të cilët në teori mbajnë dy nga pozicionet më kyçe për organizimin e futbollit në vendin tonë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *