Dolën nudo në “mes” të Dubait, publikohen fotot e 11 modeleve të arrestuara (FOTO)

Ka shkaktuar shumë bujë dalja nudo në ballkonin e një hoteli në Dubai, e 11 modeleve.

Ata janë identifikuar si modele me origjinë nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia dhe Moldavia.

Modelet në fjalë janë arrestuar dhe janë dënuar me 6 muaj burg, si dhe me nga një gjobë prej 1 mijë dollarësh secili. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 33-vjeçari Alexey Kontsov, i cili është cilësuar si organizatori i sesionit imoral të fotografive.

Fill pas lajmit dhe vendimit të dhënë, mediat e huaja kanë publikuar foto të modeleve. Dy prej tyre janë në të 20-at dhe janë emëruar si Yana e Diana, të cilat, në llogarinë e tyre në “Instagram”, shihen mbi një deve. Një tjetër modele ukrainase Dariya Khorunzhenko, 19 vjeçe nga Poltava, ishte mes grupit.

Modelet ukrainase Ekaterina Kashenko dhe Sophia Tkachuk, janë gjithashtu në foto. Të gjitha modelet e identifikuara nga mediat kanë postuar së fundmi video ose imazhe të qëndrimit të këtyre ditëve në Dubai.

Kujtojmë se ligji në Dubai e ndalon ekspozimin nudo në ambiente publike, si edhe aktivitetin e videove me përmbajtje pornografike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *