Doli topless në protestën për mbrojtjen e klimës, e reja britanike: E bëra për vëmendje!

Disa ditë më parë në Londër të Britanisë së Madhe u mbajt një manifestim për vëmendjen ndaj klimës.

Të shumtë ishin qytetarët dhe aktivistët që mbushën rrugët e qytetit atë ditë, por në mes të tyre, vëmendjen mori 31-vjeçarja Laura Amherst. E reja doli në rrugë e zhveshur topless dhe në mes të dekoltesë shkruante “zgjohu”.

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, e reja ka treguar se përse zgjodhi që të dilte në rrugë në atë formë.

“Besoj që ishte gjë pozitive ajo që bëra. Njerëzit më përgëzuan, veçanërisht gratë. Unë nuk paguhem për këtë, por e bëra për vëmendje, që njerëzit të ndërgjegjësohet se vetëm ne mund ta shpëtojmë planetin”, u shpreh Amherst.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *