Doli vullnetar për të luftuar pro Rusisë në Ukrainë, siriani: Do ushqej familjen time

Luftëtarëve sirianë iu ofrohen 5000 paund në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ka mësuar BBC.

Një ushtar sirian që doli vullnetar për të luftuar tha se besonte se Rusia po kryente një masakër në Ukrainë, por gjithashtu shtoi se në këtë rast po ndihmohen sirianët e varfët.

Ai tha se kishte dalë vullnetar për shkak të parave që ofroheshin. Ndonëse familja e tij nuk ka dashur që të shkonte në luftë, siriani tha se ata do të paguheshin 37,000 paund nëse ai vritej. Siriani tha se njihte të paktën 200 njerëz që kishin dalë vullnetarë.

Qeveria ukrainase dhe një OJQ kryesore siriane thonë se 14 qendra rekrutimi janë ngritur në të gjithë Sirinë dhe më pas Rusia i dërgon si luftëtarë në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.