Dom Perinjo, si u bë një murg francez, mbreti i shampanjës

Sot është një ndër shampanjat më të kërkuara, më prestigjioze dhe me historinë më të vjetër. E megjithatë, Dom Perinjo është emërtuar sipas një njeriu me origjinë modeste:Dom PierPerinjo, një murg benediktin që e revolucionarizoi prodhimin dhe cilësinë e shampanjës, në një epokë kur verërat e rajonit ishin kryesisht të kuqe.

Megjithëse shumë mite e vlerësojnë atë në mënyrë të rreme si shpikësi i shampanjës së gazuar, ai ishte në fakt pionier i shumë metodave që përmirësuan prodhimin e saj. Në fund të jetës së tij, shampanja e Perinjo u vlerësua në të gjithë botën nga monarkët, sikurse ishteedhe mbreti francez Luigji XIV.

Por kush ishte Dom Pier Perinjo, dhe si e ndryshoi përgjithmonë historinë e prodhimit të shampanjës? Lindi në vitin 1638 në Shën Menhuld në rajonin francez të Shampanjës. Familja e tij përbëhej nga 8 fëmijë, ndërsa babai që ishte ndihmës i një gjykatësi vendas, kishte në pronësi disa vreshta.

Kur ishte 19 vjeç, Pier hyri në Urdhrin fetar Benediktin , fillimisht duke u shkolluar dhe duke shërbyer në Abacinë e Shën Vanës në Verdun. Në vitin 1668, ai u transferua në abacinë e   Hotvil afër qytetit Epernej, ku shërbeu si drejtues i kantinës së verës deri sa vdiq në vitin 1715.

Falë punës së tij të palodhur dhe novatore, abacia e dyfishoi madhësia e vreshtit, dhe e rriti  reputacionin e verë-bërësve të rajonit, sidomos për verërat e bardha. Perinjo ishte aq i respektuar, sa që pas vdekjes u varros në një pjesë të abacisë që zakonisht rezervohej vetëm për abatët.

Kur Perinjo mbërriti për herë të parë në abaci, verërat e këtij rajoni shmangej nga oborri mbretëror francez, pasi ato nuk ishin aq të forta dhe shumëngjyrëshe sa të tjerat e prodhuara në zona të tilla si Burgonja dhe Bordoja. Për më tepër, bota po përjetonte një epokë të vogël akullnajore, e cila e vështirësoi shumë prodhimin e verës.

Pavarësisht nga këto pengesa, Perinjo bëri shumë përmirësime në procesin e prodhimit të verës. Zhvillimet veçanërisht revolucionare përfshinin shpikjen e një mjeti të ri presues, që i dha mundësi të prodhonte një verë të bardhë edhe nga rrushi i zi, duke kuptuar më mirë ndikimin e klimës në prodhimin e verës, duke rifutur përdorimin e tapës si një vulosje më efektive, dhe duke përdorur verre anglais (qelqin anglez), që ishte më e fortë dhe më i aftë për të përballuar presionin.

Por Perinjo u bë më i njohur për përmirësimet e tij të mëdha në stilin e prodhimit të verës. Ky stil prodhimi u krijua kur prodhuesit e verës kuptuan se mund të krijoheshin flluska përmes një fermentimi dytësor në shishe, dhe se në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kjo ishte diçka që i kënaqte njerëzit.

Por problemet lindnin çdo pranverë kur majaja aktivizohej sërish, duke krijuar shumë CO2 dhe duke shkaktuar shpërthimin e shisheve për shkak të presionit. Perinjo eksperimentoi se si të shmangeshin këto shpërthime, duke shmangur rifermentimin e verës në shishe.

Ai nisi të praktikojë vjeljen e rrushit kur koha ishte e freskët dhe përzierjen e tij përpara se ti dërgonte për t’u shtypurPo ashtu ai popullarizoi praktikimin e metodave të prodhimit të verës, duke përdorur proceset që ndodhin natyrshëm. Në fillim, Dom Perinjo u angazhua nëprodhimin e verërave brenda manastirit, për ta ndihmuar këtë të fundit të përballonte vështirësitë financiare.

Por shumë shpejt verërat e tij të bardha nisën të shiteshin deri në Paris dhe Londër. Fuçitë dërgoheshin me shpejtësi në kryeqytetin francez nëpërmjet lumit Marnë. Fama e tij u përhap me shpejtësiPerinjo nisi t’i emërtonte shishet me emrin e tij. Verërat me emrin e tij shiteshin 2 herë më shumë sesa shampanjat e markave të tjera.

Ishte hera e parë që një verë ishte e identifikuar me prodhuesin e saj, dhe jo me një rajon apo urdhër fetar, dhe ishte një nga herët e para në historinë ekonomike, që një individ kishte përdorur me sukses emrin dhe personalitetin e tij në marketimin e një produkti.

Sot një mit ende i përhapur pretendon se Perinjo shpiku shampanjën. Në fakt pija me flluska të artë që konsumojmë sot, u shpik nga një grua e njohur si Vejusha Kliko, që në vitet 1810, zhvilloi një teknikë për të balancuar procesin dytësor të fermentimit që është thelbësor për verërat e bardha nga rajoni i Shampanjës në Francë.

Sot, shampanja Dom Perinjo është pjesë e perandorisë Moët Hennessy Louis Vuitton” qëzotërohet nga njeriu më i pasur të Francës, Bernar ArnoAjo mbetet një nga shampanjat më të çmuara në botë, dhe thyen shpesh rekorde kur shitet në ankand. Relikët e Abacisë së Hotvilku Dom Perinjo kaloi pjesën më të madhe të jetës, janë pronë e Moët & Chandon. / bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.