“Donald Lu organizoi komplot për të më rrëzuar”, akuza e fortë e kryeministrit pakistanez për ish ambasadorin e SHBA në Shqipëri

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan, i cili arriti të mbajë pushtetin pasi një mocion mosbesimi kundër tij u refuzua të dielën, ka pretenduar se zyrtari amerikan Donald Lu ishte i përfshirë në një komplot të supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Kryeministri pakistanez Imran Khan i mbijetoi përpjekjes së opozitës për ta rrëzuar atë nga pushteti pasi një mocion mosbesimi ndaj tij u refuzua nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, i cili pretendoi se ishte një “komplot i huaj”.

Më pas, Imran Khan pretendoi se Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të kishte implikime nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare./Indiatoday.in

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.